Gjendet një person i vetvarur në Durrës
Lajmifundit
/
8 Janar 2015, 21:53
Aktualitet
Trupi i pajetë i një personi u gjet mbrëmjen e sotme në Durrës. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L.D. Trupi i pajetë u gjet i varur në zonën e plazhit, në sektorin “Iliria”. Trupi i pajetë i viktimës u transportua drejt morgut të spitalit rajonal, ku do nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvarje, apo vrasje të qëlimshme.