Gazeta amerikane: Fidel Kastro ka vdekur?!

fidel kastroGazeta amerikane “Diario Las America” rihedh hipotezën e vdekjes së Fidel Kastros.

Lajmi sic shkruan kjo gazete bazohet në mungesën e gjatë në daljet në publik të ish liderit kuban dhe nga fakti se zyra e shtypit të qeverisë në Havana ka lajmëruar një konferencë për shtyp gjatë ditës ku janë të ftuar shtypi vendas dhe ai ndërkombëtar por nuk është thënë se për cfarë do të flitet. Për mediat kjo nënkupton vdekjen e Fidel Kastros.
Një tjetër gazetë, “El Diario de Cuba”, ka publikuar një reportazh nga Santiago de Kuba ku besohet se qeveria ka ndaluar qarkullimin e njerëzve në zonën e varrezave të “Santa Ifigenia” ku mendohet se do të ndërtohet varri i Fidel Kastros.
Varri sipas gazetës do të vendoset pranë atij të Hoze Marti, një ga liderët e lëvizjes për pavarësinë e Kubës në fund të viteve ‘800.

kliko kliko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*