Francë, revista dërgon në botim edhe 5 milionë kopje me karikaturën e Profetit

Aktualitet

charlieeeMiliona kopje të tjera të javores franceze, Charlie Hebdo, janë duke u printuar, pasi miliona të tilla janë shitur brenda orësh.

Raportohet se pesë milionë kopje janë duke u prodhuar, nga tre milionë sa ka qenë e planifikuar.

E gjithë kjo një javë pasi islamistët e armatosur kanë vrarë 12 njerëz në zyrat e revistës dhe pesë të tjerë në sulmet e mëvonshme në Paris.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Al Kaida në Jemen ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se është hakmarrë për Profetin Muhamed, karikatuarat e të cilit i ka botuar revista.

Numri i parë i revistës pas sulmit, ka në ballinë po ashtu karikaturën e Profetit duke qarë dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”.

ME TE LEXUARAT