Dy të vrarë në një spital ushtarak në Teksas

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

teNjë person i armatosur dhe një person tjetër janë vrarë gjatë një incidenti që ka ngjarë në një spital ushtarak, në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Gjenerali i bazës ushtarake Fort Bliss, Stephen Twitty, ka njoftuar të martën se një person i armatosur ka hapur zjarr në klinikën mjekësore të vetereranëve në El Paso të Teksasit.

Qendra mjekësore ushtarake ku janë zhvilluar të shtënat, është pjesë e bazës ushtarake Fort Bliss. Gjenerali Twitty nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth personave të vrarë apo nëse personi i armatosur është vrarë nga oficerët përgjegjës. Raportet nga Teksas bëjnë me dije se njëri nga të vrarët është mjek në spitalin ushtarak. Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. REL

ME TE LEXUARAT