Dy avionët britanikë sulmojnë me bomba avionët rusë në La Mansh

Bota

avionet-britanikeeeDy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) kanë kapur një çift avionësh bombardues rusë që fluturonin mbi kanalin anglez (ngushtica La Manshit), pranë hapësirës ajrore britanike gjatë kësaj jave, bëri të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes këtë të enjte.

Incidenti i së mërkurës është thjesht i fundit i asaj që NATO e ka deklaruar si një rritje e aktivitetit ushtarak të Rusisë, me fluturime provokuese pranë territoreve të vendeve anëtare të aleancës atlantiko-veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avionët britanikë “Typhoon” kapën bombarduesit rusë, të aftë të mbanin e transportonin edhe armë bërthamore, në jug të Bournemouth-it, Angli, mbi kanalin anglez thotë zëdhënësi i Mbrojtjes. Dy avionë shoqëruan bombarduesit për rreth 1 orë e gjysmë, deri sa ato u larguan nga hapësira ajrore, shton zëdhënësi, i cili shton se avionët rusë nuk u futën në hapësirën ajrore britanike.

Në nëntor, NATO tha se avionët e vendeve anëtare janë ndeshur në më shumë se 400 raste gjatë vitit 2014 me avionë luftarakë rusë pranë territoreve të tyre, një rritje prej rreth 50% krahasuar me një vit më parë.

Një rritje gjithashtu që kthen pas ditët e Luftës së Ftohtë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 nëntor gjatë një vizite në vendin anëtar të aleancës, Estoni. “Kjo rrjedhë që po ndiqet është me rrezikshmëri të lartë dhe e pajustifikuar - tha Stoltenberg. - Ndaj NATO mbetet vigjilente për çdo rast. Jemi këtu dhe jemi gati të mbrojmë të gjithë aleatët tanë ndaj çdo rreziku që i kanoset”.

Në një raport të nëntorit, Rrjeti Europian i Udhëheqësve (ELN) listoi më shumë se 40 raste “të përballjes shumë pranë njëri-tjetrit të avionëve luftarakë mes Rusisë dhe Perëndimit”, duke përllogaritur një periudhë prej marsit deri në tetor të 2014-s.

Tre prej tyre, përfshi atë që për pak u përplasën mes avionit luftarak rus dhe një avioni pasagjerësh suedez me 132 persona në bord, u klasifikuan si incidente me “rrezikshmëri të lartë”, të cilat mund të kishin çuar deri në përplasje ushtarake të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas raportit me titull “Politikë e rrezikshme e lojës me zjarrin”.

Avionët britanikë kanë kapur më shumë se 100 avionë rusë gjatë vitit të kaluar, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT