Durrës, dy peshkatarë zhduken në det prej 17 orësh

Aktualitet

Turistët rrezikuan mbytjen, Policia kufitare, 9 operacione shpëtimiDy peshkatarë jane zhdukur në Durrës. Ata kanë dalë në det prej 17 orësh dhe nuk janë kthyer më.

Denoncimin per ngjarjen e kanë dhënë familjarët e tyre, të cilët kanë denoncuar humbjen e tyre në polici.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftohet se shtetasit Avni Shahinaj dhe Bekim Meçinaj kishin dalë prë peshkim rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme në sektorin “ Rinia” me nje varke te vogel.

Ajo çfarë e vështirëson edhe më tepër komunikimin me të humburit është fakti se ata nuk kanë telefona me vete.

Policia në bashkëpunim me rojen bregdetare janë vënë në lëvizje në kërkim të gjetjes së dy peshkatarëve të humbur. Kërkimet po realizohen me dy mjete lundruese.

ME TE LEXUARAT