Dicka e pazakontë po ndodh pas protestave në Prishtinë

Kosovë&Rajon

eksodiiDerisa gjatë tërë ditës në qendër të Prishtinës pat protesta që eskaloi me dhunë, kundër Qeverisë së Kosovës, në mbrëmje stacioni i autobusëve është përplot me qytetarë të cilët hipin në autobusë që shkojnë në Beograd për të ikur nga Kosova për në vendet perëndimore.

KosovaPress ishte në vendin e ngjarjes në momentin kur tre autobusë të stërmbushur me qytetarë u nisën nga Prishtina për në Beograd.

Një dëshmitar, që ishte në vendin e ngjarjes, ka thënë se edhe dy autobusë janë nisur më herët për në Beograd. Ndërkaq natën e kaluar janë nisur katër te tille.

Përveç kësaj, nëpër autobusë nuk ka vend dhe shumica e pasagjerëve detyrohen të rrinë në këmbë, sepse biletat për në Beograd shiten shumë më herët.

ME TE LEXUARAT