Dënohet me 15 mijë euro se hodhi cigaret nga dritarja

Soft

fotoAutoritetet në Singapor kanë bërë me dije se kanë dënuar një person me mbi 15 mijë dollarë pasi u kap nga kamerat e sigurisë teksa gjuante një cigare nga dritarja e banesës së tij.

Agjencia Kombëtare për Ambient ka njoftuar se 38 vjeçi është urdhëruar të paguajë gjobën prej 15,836 dollarësh pasi inspektorët kishin instaluar kamera sigurie jashtë banesës së tij si pasojë e reagimeve të shumta nga banorët për hedhje të mbetjeve të cigares nga dritaret e tij, transmeton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamerat kapën personin në flagrancë 34 herë nga 13 deri më 16 mars të vitit 2014.

Agjencia i ka thënë personi në fjalë, të cilin e ka urdhëruar të kryejë edhe pesë orë shërbim ndaj komunitetit në një qendër korrektuese, është gjobitur me shumën më të madhe ndonjëherë për një rast të tillë.

Agjencia tha gjithashtu se kanë vënë mbi 600 kamera sigurie nëpër ndërtesa të larta për të identifikuar banorët që hedhin cigaret e përfunduara në tokë.

ME TE LEXUARAT