Dashuritë në zyrë: si t’i “menaxhoni”?

Soft

da zyDashuria mund të ndodh edhe në vendin e punës, kjo nuk është një gjë e pazakontë! Por ato që e bëjnë të pazakontë këtë lloj dashurie janë “rregullat”, më saktë, mos zbatimi i disa prej tyre. Artikulli më poshtë ju njeh me to…Ka filluar të të pëlqejë kolegu yt i punës? Pa frikë, është një gjë klasike! Rreth një e treta e nëpunësve ka pasur një raport seksual ose një marrëdhënie sentimentale në vendin e punës. Bëhet fjalë për histori, që mund të çojnë madje edhe drejt altarit, nëse respektohen disa rregulla të rëndësishme. Cila është rruga që duhet të ndiqni? Cilat janë gabimet që duhet të shmangni?

Mos u dashuro me shefin

T’i hedhësh sytë shefit tënd, është një gjë klasike, po kujto që paraqet edhe një seri të metash. Mbi të gjitha, është e natyrshme dhe stimulante të tërhiqesh nga dikush që ju admiron. Ndërkaq, shpesh është më e thjeshtë të fshehësh marrëdhënien me shefin tënd…akoma dhe më shumë nëse ky person drejton një agjenci të madhe. Por nëse punon në një agjenci të vogël, ndodh e kundërta: marrëdhënia jote do të jetë “në sytë dhe në gojën” e të gjithëve, ndaj do të jeni e detyruar ose t’i jepni fund, ose të shpallni diçka serioze!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes

A e imagjinon ta përqafosh dhe ta puthësh menjëherë kolegun/kolegen tënde, pa bërë më parë një “lojë” joshjeje? Jo, kjo nuk do të ishte aspak argëtuese. Aspekti eksitus qëndron në faktin që të zgjasësh sa më shumë fazën e joshjes, sepse kalimi në “akt” do të jetë më i pëlqyeshëm dhe ti do të kuptosh më qartë nëse bëhet fjalë për një “fiksim” apo diçka më shumë.

Kujdes më burrat e martuar

Të lidhesh me një person të martuar kur je beqare është gjithmonë një ide e keqe. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe kur marrëdhënia është në vendin e punë! Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak shanse që marrëdhënia të shkoj drejt një fundi të lumtur: personi i martuar do të ketë një jetë në punë dhe një jetë në shtëpi dhe në përgjithësi mendon se ti nuk mund të bëhesh pjesë e të dytës!

Besoju dikujt

Të kesh një marrëdhënie me një koleg/e në zyrë sjell pashmangshmërisht momente në të cilat do të ndjesh nevojën për të folur me dikë për gjithçka, derisa marrëdhënia mos të jetë më e fshehte. Ndaj bëni kujdes kur të zgjidheni “të besuarin/ën” dhe “bashkëpunuesin/en” tuaj.

Shmang “pushimin seks” në zyrë

Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!

Lëre në momentin e duhur

Nëse në jetën private është e mundur të zvarritësh për disa kohë një marrëdhënie të destinuar për të mos funksionuar, është gjithashtu absolutisht e mundur të bësh të njëjtën gjë edhe në zyrë. Përse? E thjeshtë: është e pamundur të parashikosh si do të reagoj një person “i lënë”. T’i japësh fund një historie në zyrë, në një farë mënyre, do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, po kështu duhet të marrësh parasysh edhe “hakmarrjen” që mund të kanoset. Ndaj do të jetë më mirë që të tregohesh transparent/transparente. /Kosovarja-KS/

ME TE LEXUARAT