Çeçenia me taktikë të re kundër militantëve

Bota

ceceniUdhëheqësi pro-rus i  Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, thotë se po e zbaton një taktikë të re të luftës kundër militantëve.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së rajonit rus, komandantët e forcave të armatosura, personalisht do të angazhohen për gjetjen e të dyshuarve për terrorizëm, persona të cilët janë të kërkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është një metodë efektive. Kjo do të prodhoj rezultate të mira. Ne do ta pastrojmë Çeçeninë nga banditët”, ka thënë Kadyrov, transmeton rel.

Kadyrov, fjalën “banditë” e përdorë për t’iu referuar militantëve të dyshuar për kryengritje islamike.

Kadyrov së fundi është përballur me kritika të shumta për shkak të zotimit të tij, se familjarët e të dyshuarve për terrorizëm do t'i përzë nga vendi i tij dhe se shtëpitë e tyre do t'i shkatërrojë

ME TE LEXUARAT