Burg 29 vjeçarit që vrau të dashurën në Berat: Unë e doja, familja e saj refuzonte

Aktualitet

klausGjykata e Beratit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për Klaus Sakollin, qe vrau tre dite me pare te dashuren e tij ne Kuçove. Ai u shpreh në seancë gjyqësore se e vrau te dashuren pasi prindërit nuk i pranonin lidhjen. 29 vjecari Klaus Sakolli mbërriti në seancën e para në ngarkim të tij në gjykatën e Beratit. Sic raporton ABCnews, përfaqësuesi i organit të akuzës, Emir Beta, i paraqiti gjyaktës dosjen për të cilën akuzohet Sakolli dhe i kërkoi të cilësoje të ligjshëm arrestimin e 29 vjeçarit. Kurse i akuzuari u shpreh se e donte vajzën, por prindërit e saj nuk i pranonin lidhjen. “Ata e kërcënuan se nëse do të rinte me të, do ta braktisnin tha Sakolli në gjykatë. Gjyqtari Kostika Çorbanaqi, vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe arëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në lagjen “ Polovinë” në qytetin e Kuçovës. Klaus Sakolli ekzekutoi në banesën e saj 22- vjecaren, Denisa Demaj, si dhe plagosi vëllain e saj Edison Demaj.

ME TE LEXUARAT