Berisha: Takova ambasadorin e SHBA, biseda zgjati 1 orë e 20 minuta

Politikë

berisha luIsh-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne rrjetin social Facebook nje njoftim per takimin qe ka mbajtur me ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Donald Lu. "Në këtë takim gjeta rastin ti shpreh ambasadorit Lu mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA dhe qeverisë amerikane për gjithcka ata kanë bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, duke theksuar se kjo mbështetje e madhe dhe e çmuar e tyre ka patur rol përcaktues në suksesin e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, prosperitet dhe dinjitet kombëtar, anëtarësimin në NATO dhe mundësinë e kontributit të tyre në paqen, stabilitetin në rajon dhe në botë. Në takim u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në rajon e më gjerë, situatën në Ukrainë, për terrorizmin dhe Shtetin Islamik si dhe problematika të tjera", u shpreh Berisha.

E falenderova ambasadorin Lu, vijoi ai, gjithashtu për drejtimet e rëndësishme që ai dhe qeveria amerikane kanë përcaktuar për të ndihmuar Shqipërinë si luftën kundër kriminalitetit, reformën në drejtësi, konsolidimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, që për mua janë cështje themelore për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit si dhe integrimin e tij në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shpreha se për mua në tërësi këto janë problemet më madhore me të cilat përballet vendi sot duke theksuar se krimi i idhur me qeverinë dhe politikën po merr përmasa dominuese dhe se muri i tij dhe ai i korrupsionit qeveritar po lartësohet cdo ditë. Theksova se mbështes cdo nisëm për luftën kundër krimit, dekriminalizimit të politikës dhe administratës si dhe luftën kundër korrupsionit, pa asnjë dallim partiak. Duke dënuar kërcënimet e papranueshme ndaj gjykatësve të vendit nga kryeministri, theksova se reforma në drejtësi është e domosdoshme. E sigurova ambasadorin amerikan se mbështes fuqimisht cdo nisëm për reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse në këtë drejtim. Ambasadori Lu me falenderoi për kontributin në marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe u shpreh se SHBA mbeten vlerësuese të rolit e Shqipërisë dhe të vendosur ta ndihmojnë atë në përballimin e sfidave me të cilat ajo përballet. Në përfundim të takimit, i cili zgjati rreth një orë e 20 minuta, ambasadori Lu shprehu gjithashtu interesin për të vazhduar këtë dialog të hapur, të nisur sot. sb", shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT