Berisha: Neser nis stina e protestave! Do ti ulim gjitha cmimet dhe taksat

Politikë

berishaIsh-Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi rrjetin social Facebook per te leshuar nje mesazh ne prag te protestes se paralajmeruar per te henen nga selia blu sipas te ciles qytetaret duhet te fikin 5 minuta makinat. "Te dashur miq, neser ne ora 11:00 qytetaret shqiptare, me thirrjen e Partise Demokratike, fikin aty ku ndodhen per 5 minuta makinat ne shenje proteste per çmimin me te larte te naftes ne Europe per shkak te taksave te qeverise, me te lartat ne kontinent. Neser pra çelet sezoni i protestave mbare popullore antiqeveritare, protestave kunder klikes Rama - Meta qe do kete si qellim kryesor uljen e taksave te naftes dhe taksave te tjera te rritura, uljen e çmimit te energjise, rrezimin e murit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, zevendesimin e shtetit policor te neo-bllokmeneve me shtetin ligjor. Te dashur qytetare, ju ftoje qe me perkushtimin, guximin, vendosmerine tone te nxjerrim vendin nga honet e papunesise, varferise, korrupsionit, pasigurise ku e kane rrokullisur oligarket Rama - Meta! sb", shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT