Beqaj: Kufizimi i duhanpirjes, gjetje e duhur e Raportit Shëndetësor Kombëtar

Aktualitet

beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë prezantimit për Raportin Shëndetësor Kombëtar ka deklaruar se përpjekjet për kufizimin e duhanpirjes është një gjetje e duhur e këtij raporti. Beqaj në këtë aktivitet ka shpjegoi edhe ajo se çfarë sjell ky raport dhe se kush janë prirjet e sëmundshmërisë, duke theksuar se raporti është një dokument që vjen në kohën e duhur.

“Sistemi informacionit shëndetësor, ai që ne gjetëm është i mangët qoftë përsa i përket shëndetit qoftë lidhjes me tregues social-ekonomik. Informacioni është i fragmentarizuar ndonjëhere edhe i pasaktë. Që do të thotë se edhe vendimarrja bazohet në të dhëna që çojnë të procedura jo profesionale. Është kurorëzuar me sukses puna për përgatitjen e këtij raporti dhe që informon kush është gjëndja shëndetësore e popullatës tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti na shpjegon kush janë prirjet e sëmundshmërisë në popullsinë shqiptare në këto 25 vitet e fundit pas ndryshimeve politike. Raporti na jep mundësi të bëjmë krahasime edhe me vendet e rajonit.

Raporti identifikon qartë se kush janë faktorët e rrezikut dhe përshkruan kush është niveli aktual i burimeve të sistemit shëndetësor qoftë të mjeteve financiare, të burimeve njerëzore apo infrastrukturore.

Është një dokument që vjen në kohën e duhur, që na ndihmon për të marrë një vendimamarrje më të drejtpërdrejtë. Prej vitesh barra e sëmundshmërisë është spostuar ndjeshëm tek sëmundjet jo të transmetueshme, sëmundjet tumorale, diabeti, karfdiovaskulare dhe do të jetë në rritje nëse nuk hartojmë politika efektive dhe i zbatojmë ato. Ajo cfarë kemi bërë me përpjekjet për kufizimin e duhanpirjes janë në rrugën e duhur. Përsa kohë raporti e thotë që 1 në 5 vdekje në Shqipëri vijnë nga duhan pirja do të thotë që duhe të kufizojmë duahnpirje qoftë në masa fiskale për të kufizuar përdorimin, masa administrative, por edhe me ndërgjegjsim sidomos për të pasur në vëmendjhe moshat e reja.”, u shpreh Beqaj..

ME TE LEXUARAT