Bashkia e Tiranës kallëzon në prokurori Dallëndyshe Bici, Erjon Veliaj, Shkëlqim Canin

Aktualitet

bashkiaBashkia e Tiranës dorëzon në prokurorinë e rrethit kallëzimin penal për “Kallëzim të rremë”, parashikuar në nenin 305 të kodit penal,  për  drejtoreshën e INUK, Dallëndyshe Bici.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklaratë për mediat bëri të ditur se për drejtoreshën e INUK, Dallëndyshe Bici, është depozituar kallëzim penal duke argumentuar se “Neni 305: Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si dhe krijimi i provave të rreme, me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, në deklaratën e Bashkisë së Tiranës thuhet se “Kallëzimi për Dallëndyshe Bicin u shtohet kallëzimeve të tjera të zyrtarëve të lartë, siç është ai për ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, për ndërtim pa leje dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, për shpërdorim flagrant të detyrës. Ministri Cani, në kundërshtim flagrant të ligjit, ka bllokuar që prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat operojnë dhe ndërtojnë dy vepra madhore të qytetit të Tiranës, bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës”.

“Për bllokimin e punimeve në bulevardin e ri të Tiranës është në proces gjykimi dhe ish- kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti”, thekson deklarata e Bashkisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT