Basha: Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës

Politikë

BASHAKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama për uljen e çmimit të karburanteve, madje e ka konsideruar si një mashtrim deklaratën e kryeministrit dhe ka ftuar shqiptarët të dalin të hënën në protestë.

Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës, shkruan Basha në statusin e tij Facebok, duke vijuar se “ E ka kuptuar që bojatisja e gënjeshtrave nuk pi më ujë, ndaj është rikthyer te sporti i tij i vjetër: Ia hedh fajin kujt të mundet, por vetë nuk pranon asnjë përgjegjësi. E ka kot! Nuk mashtrohet më askush nga ky nastradin. Shqiptarët po i provojnë në kurriz bëmat e tij. Premtoi ulje të çmimit të energjisë, por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën, por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas, por i ktheu spitalet në kuplara; premtoi reformë në arsim, por i ktheu drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët; premtoi 300 mijë vende pune, por shpunësoi mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja. Punësoi vetëm riformatot, kolumbianët dhe bandat e lidhura kokë e këmbë me të, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Durimit të njerëzve i ka ardhur fundi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare. Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë”, shkruan Basha.

Me heret, keryeministri Rama tha që opozita për tetë vite e rriti çmimin e karburantit në 200%, ndërsa qeveria në 1 vit e gjashtë muaj e uli atë në 20%.

ME TE LEXUARAT