Banka Botërore: Mbështesim reformën në sektorin energjetik! Jeni në rrugën e duhur

Aktualitet

ellenBanka Botërore e mbështet dhe e cilëson në rrugë të mbarë reformën në sistemin energjitik. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore Elen Goldstein gjatë një komunikimi publik me gazetarët në Tiranë deklaroi se po ecet në rrugë të mbarë. Në vlerësimin e saj Banka Botërore mbështet fuqimisht hapat e ndërmarra për të luftuar atë që mund të cilësohet korrupsion në sektorin e energjisë elektrike.

“Korrupsion në sensin që njerëzit përdorin energjinë dhe nuk paguajnë. Kjo është pyetje që nënvizon eficencën e energjisë por edhe tregon për nivelin e barazisë në shoqëri. Është shumë e rëndësishme që ata që paguajnë energjinë duhet ta ndjejnë që të gjithë në shoqëri bëjnë të njëjtën gjë. E mbështesim fort përpjekjen e bërë nga qeveria deri më tani. Ka masa të forta por është me rëndësi që të gjithë të kenë të njëjtën sjellje ndaj energjisë. Dhe qeveria të garantohet njëkohësisht që familjet e varfra të kenë mbështetjen. Standartizimi i tarifave dhe mbrojtja sociale janë dy element që janë vënë në vijë dhe mbështetja jonë është shumë e madhe. Si total struktura e tarifave sot është më afër mbulimit të kostos reale se sa ishte. Nuk është ende në koston e mbulimit dhe qeveria do të subvencionojë edhe për disa vite sektorin energjitik por është një hap në drejtimin e duhur”, u shpreh Goldstein.

ME TE LEXUARAT