Azilkërkuesit, Gjermania e Franca: Fluturimet do shtohen

Aktualitet

rinasAmbasada gjermane dhe ajo franceze në një deklaratë të përbashkët deklarojnë se nuk do të ulet numri i fluturimeve për riatdhesimin e shqiptarëve që shkelin rregullat e Shengenit.

Deklarata vjen një ditë pasi në aeroportin e Rinasit u ktheyn 50 shqiptarë, që kishin shkelur rregullat.

“Këta persona përpiqen të emigrojnë për arsye ekonomike, po Kjo arsye është e papranueshme për Francën e Gjermaninë” thuhet në deklaratën për mediat të dy ambasadave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej theksohet se numri i këtyre fluturimeve të përbashkëta europiane për riatdhesim nuk është ulur dhe nuk do të ulet.

“Shqipëria është renditur tashmë nga organet e larta juridike franceze në listën e vendeve me origjinë të sigurt, ku themelet e demokracisë janë stabilizuar.

Nuk mund të keqpërdoret procedura për azil, e cila u rezervohet në mënyrë strikte vetëm refugjatëve politikë të vërtetë.

Statusi i refugjatit nuk do tu jepet të ashtuquajturve azilkërkues, arsyet e vërteta të të cilëve janë ekonomike” thuhet në deklaratë.

Dy ambasadat në njoftimin e tyre nënvizojnë se “liberalizimi i regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të hapësirës Shengen, ku bën pjesë Franca dhe Gjermania është masë e drejtë dhe efikase, por ajo është shoqëruar me rregulla të cilat nuk lejojnë abuzimet dhe ne nuk do të lejojmë anashkalimin e këtyre procedurave, sepse kjo ëhstë në dëm të pjesës dërmuese të qytetarëve shqiptarë që i respektojnë këto rregulla, dhe është në dëm të interesave të Shqipërisë në përpjekjt e saj të konsiderueshme për tu integruar një ditë në bashkimin Europian”.

Kthimi një ditë më parë i 50 shqiptarëve, dy ambasadat e konsiderojnë tregues të vendosmërisë dhe bashkëpunimit të vendeve të hapësirën Shengen në luftën kundër emigracionit të parregullt.

ME TE LEXUARAT