Atentatet në Tiranë, nis kryerja e ekspertimeve laboratorike

Aktualitet

0301-POLICIA-SHTETIT-554x350Drejtoria e Policisë Shkencore ka nisur nga puna për kryerjen e ekspertimeve laboratorike të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë në datë 05.01.2015 menjëherë pas marrjes në dorëzim të provave përkatëse.

Në njoftimin për shtyp nga Ministria e Brendshme, bëhet me dije se “për ngjarjen e ndodhur në afërsi mbikalimit të Kasharit janë dërguar pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore 4 vendime për kryerje ekspertimi. Po ashtu janë dërguar vendime për ekspertim tekniko – balistik për një numër gëzhojash të kalibrave të ndryshëm. Të dyja llojet e ekspertimeve janë kryer dhe rezultatet përkatëse i janë dërguar Prokruroisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ngjarjen e ndodhur në rrugën e Kavajës, janë dërguar pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore 3 vendime për kryerje ekspertimi tekniko-balistik. Edhe këto ekspertime janë kryer brenda të gjitha afateve ligjore dhe pa asnjë vonesë. Përfundimet i janë dërguar Prokruroisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila drejton hetimet për të dyja ngjarjet.

Ministria e Punëve të Brendshme fton mediat që kanë publikuar lajme lidhur me këtë çështje që të verifikojnë më mirë saktësinë e lajmeve të tyre

ME TE LEXUARAT