Asteroidi me diametër 1 km kalon pranë Tokës më 26 janar

Soft

ateroidiSë paku 20 herë më i madh nga asteroidi “çelebinjski” , asteroidi potencialisht i rrezikshëm do t’i afrohet Tokës sonë më 26 janar.

Meteori i cili në vitin 2013 shpërtheu mbi qytetin rus Çelabjinski ka apsur diametër 17 metra dhe ka liruar energji me forcë 440 do 500 kilotonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asteroid 2004 BL86, me diametër të vlerësuat nga 440 deri në 1.000 metra do të kalojë afër Tokës 1,2 milion kilometra, që është tri herë më larg se sa që është Toka nga Hëna.

2004 BL86 është zbuluar më 30 janar të vitit 2004 e është vërejtur falë projektit LINEAR i cili është zbulues i shumicës së asteroideve, kometave dhe meteorëve që nga 1998 deri në vitin 2005, transmeton Koha.net. LINEAR (Lincoln Near-Earth Asteroid Research) nga dhjetori i vitit 1998 deri në shtatorin e vitit 2011, ka zbuluar 231.082 trupa qiellorë nga të cilët janë të paktën 2.423 asteroide dhe 279 komete.

Çdo objekt gjithësie që i afrohet Tokës me së paku 19,5 njësi hënore (largësia e Tokës nga Hëna) dhe i cili ka diametër më të madh se sa 100 - 150 metra, konsiderohet potencialisht i rrezikshëm.

Megjithatë, astronomët pohojnë se trupi qiellor nuk bën rrezik të drejtpërdrejt e lëvizjen e tij po e përcjell observatoriumi i Kalifornisë Goldstone.

ME TE LEXUARAT