Artan Didi shpërthen në akuza ndaj Prokurorisë: Çfarë e pengon të hetojë zyrtarët?!

Aktualitet

didiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorisë për mosveprim në hetimin e zyrtarëve të korruptuar. Ai ka kërkuar që Prokuroria të jetë më serioze në këtë luftë dhe që roli i Policisë Gjyqësore të mos neglizhohet.

Numri një i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dha deklarata të ashpra para ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, menjëherë pasi mediat u larguan nga aktiviteti i organizuar në zyrat e Bashkimit Europian.

“Çfarë e ka penguar Prokurorinë të hetojë gjyqtarët? Po funksionarët e lartë?”, - pyeti Didi. Thelbi i problemit në fushën kundër korrupsionit - shtoi kreu i Policisë së Shtetit, - qëndron te hetimet e paplota dhe te mungesa e eficencës së Policisë Gjyqësore, të cilën kryepolici e përshkroi si një bizhu të Prokurorisë. Të njëjtin qëndrim, zoti Didi mbajti në përfundim të takimit edhe gjatë intervistës për Top Channel.

“Unë ngrita problemin e forcimit të rolit të Policisë Gjyqësore, sepse shpesh shikojmë që përdoret termi Polici Gjyqësore duke e trajtuar si një element të veçantë të sistemit të drejtësisë apo të sistemit të hetimit, ndërkohë që aktualisht dhe praktikisht ky element funksionon në varësi të plotë të Prokurorisë. Gjë që e bën atë një strukturë jo fort eficente. Unë trajtova problemin në këtë këndvështrim, pasi po shikojmë se lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë në nivelet e larta të funksionarëve të shtetit dhe te të zgjedhurit vendorë, u evidentua se nuk ka rezultate të dukshme. Ngrita problemin e mungesës së hetimeve të mirëfillta, pasi nuk mund të ketë gjyqtarë aq të paskrupujt, që nuk mund të kenë frikë nga ligji, në qoftë se akuza do të jetë e argumentuar me prova të plota. Por ka boshllëqe në hetime dhe në akuzë, nga ku gjyqtarët pastaj gjejnë mundësinë të luajnë brenda këtyre hapësirave”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Didit, përveç këtyre boshllëqeve dhe nevojës për një Prokurori intensive në hetime, pozicioni i Policisë Gjyqësore duhet ndryshuar me ligj.

“Patjetër që kërkohet një aktivizim më i madh i Prokurorisë, por gjithsesi ajo nuk i ka kapacitetet që ka Policia Gjyqësore, ndaj dhe roli i kësaj të fundit është jetik në zhvillimin e hetimeve të Prokurorisë. Hetimet e Policisë Gjyqësore patjetër që e ndihmojnë Prokurorinë, e sigurisht që do të kontrollohen nga ky institucion. Kemi diskutuar edhe me kryeprokurorin këtë çështje dhe po ta shikosh të gjithë e ndiejnë këtë ngërç, pasi janë bërë memorandume bashkëpunimi për ta forcuar atë, por janë elementë që nuk mund të mbivendosen mbi ato dispozita, rregulla apo raporte, që ka vendosur Kodi i Procedurës Penale. Raporte të cilat mendoj se duhen rishikuar që në këtë Kod, por edhe në ligjin për Policinë Gjyqësore”, deklaroi kryepolici Didi. TopChanel

ME TE LEXUARAT