ARRSH njofton për gjendjen e akseve kryesore në vend, ja akset problematike

Aktualitet

ngrica-rrugeAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit.

Edhe pse situata e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë: Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë

Qarku Elbasan:

Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar duhet të  kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë është bërë spërkatje me kripë, qarkullimi është normal.

Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Stebleve. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Qarku Korçë:Kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer gjatë orëve të natës si dhe gjatë orëve të para të mëngjesit kriposjen e segmenteve apo pjesëve të veçanta të akseve rrugore ku ka patur prezencë akulli, për të evituar problematikën nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nën monitorim për orët në vazhdim. Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me kujdes dhe të kenë edhe zinxhirë në segmente të veçanta, në  orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.

Qarku Kukës: Janë spërkatur me kripë segmentet ku ka patur prani ngricash. Shumë akse qarkullohen pa zinxhirë. Në aksin  K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Në aksin Bajram Curri – Qafe Morinë, ka ngrica në rrugë nga temperaturat e ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në aksin  K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi ne akset :  Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam  dhe  B.Curri – Q. Morinë  rekomandohet të kryhet me zinxhirë për shkak të ngricave në rrugë.

Qarku Dibër: Vazhdon hedhja e kripës  ne segmentet ku ka prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta. Ka prani ngricash në akset  Ura e Cerenecit-Stebleve,  Peshkopi – Qafe Draj,  Qafe Bualli-Kraste. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë. Kontraktori ka marrë masa për pastrimin e rrugës në orët e natës dhe tani qarkullimi në këtë aks është normal. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë në aksin  Ostren i Vogel -Stebleve, në aksin Qafë Bualli-Krastë, dhe në segmentet Zall Dardhë – Qafe Draj dhe  Sllovë-Kalaja e Dodës. Kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan

ME TE LEXUARAT