Arrestohen 8 drejtues mjetesh, shkelën rregullat e qarkullimit rrugor

Aktualitet

rrugore14Policia e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit, të cilët janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, mësohet se rreth orës 14.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim.K, 18 vjec, banues në Tiranë, pasi rreth ores 11.00, në rrugën “Ferit Xhajko”, është konstatuar duke drejtuar motorin e markës “Yamaha”, me targë TR020G, i papajisur me leje drejtimi. Po ashtu, rreth orës 13:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Feridon Rahman Orhanlli, 47 vjec, banues në Tiranë, pasi në orën 11.40 në rrugën “Kristaq Mone“, është konstatuar duke drejtuar motomjetin motorr “Yamaha”, pa targë, i papajisur me  leje drejtimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në orën 16.30 u arrestua në flagrancë shtetasi Emiljano Ard Musaj, 25 vjec, banues në  Kodër Kamëz, Tiranë, pasi rreth orës 13.15, në Bulevardin “Blu” në Kamëz, është konstatuar duke drejtuar motorin e markës “Honda”, me targë TR 800 E, i papajisur me leje drejtimi.

Në orë 16:00 u arrestua në flagrancë shtetasi Sami Tafil Gjabri, 37 vjec, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12.20, në rrugën e  “Valiasit”, është konstatuar duke drejtuar motomjetin motorrin “ Honda”, pa targë, i papajisur me  leje drejtimi.

Në orën 21.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Remzi Mahmut Dani, 48 vjec, banues në Tiranë, pasi në orën 21.00,  në rrugën “Aleksandër Moisiu”, u kap duke drejtuar mjetin “Volksvagen” me targa AA317HD, në gjendje të dehur, në masën mbi 0.5%.

Në datë 14.01.2015, ora 20.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bajram Basri Mezini, 44 vjec, banues në Berxullë Kamëz, pasi në orën 12.00, u kap duke drejtuar motorrin tip “Yamaha”, pa targë,  pa leje drejtimi.

Në orën 20.00 u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Besmir Islam Korra, 28 vjec, banues në Kamëz, pasi në orën 14.30 u kap duke drejtuar motorrin tip “Yamaha” pa targë, pa leje drejtimi. Më datë 14.01.2015, ora 20.00,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Xhemal Dema, 44 vjeç, banues në Kamëz, pasi në orën  14.30 u kap duke drejtuar motorrin tip “Dayang”, pa targë, pa leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT