Ambasadori Lu viziton me familjen Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës

Aktualitet

Ambasadori-LuAmbasadori i SHBA-ve në vëndin tonë, Donald Lu,   së bashku me familjen,  ka vizituar gjatë ditës së djeshme ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.

Lu gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga specialistët e muzeut, të cilët i kanë treguar gjithçka lidhur me objektet, dokumentet apo edhe bibliografitë origjinale, të cilat flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori amerikanka vizituar edhe disa pavione si atë të antikitetit dhe mesjetës së hershme, atë të principatave shqiptare, të pushtimit osman, pavionin e kështjellave mesjetare, etj.

Ambasadori së bashku me familjen e tij, ka parë mjaft objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Ndërkohë që gjatë kësaj vizite Ambasadori ka realizuar edhe fotot e rastit.

ME TE LEXUARAT