Alberto e Charlene prezantojnë binjakët, Monako në festë

Showbiz

albertoPas fotove zyrtare të disa javëve më parë, ka ardhur momenti, që Alberto II dhe Charlene ti prezantojnë publikut binjakët Gabriella dhe Jacques, të cilët lindën në 11 dhjetor. Të dy janë shfaqur në ballkonin e pallatit të Princit të Monakos, me dy të vegjlit në krahë, duke përshëndetur turmën që brohoriste dhe festonte për to. Ajo e veshur me të bardha dhe si rrallë herë e buzëqeshur dhe ai krenar dhe i preokupuar, që mbulonte me dorë fytyrën e bebes nga dielli, Alberto dhe Charlene janë përshëndetur nga turma e njerëzve, të cilët festonin nën tingujt e bandës mbretërore, për trashëgimtarët e rinj.

ME TE LEXUARAT