Afganistan, një ushtar vret tre kontraktorë amerikanë

Bota

afganistamNjë ushtar afgan hapi zjarr kundër disa kontraktorëve amerikanë duke vrarë tre prej tyre dhe duke plagosur një tjetër, tha sot një zyrtar i sigurisë afgane.

“Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në aeroportin ushtarak të Kabulit”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtari shtoi se personat e vrarë ishin kontraktorë për trajnimin dhe këshillimin e trupave ushtarake afgane.

“Ushtari u qëllua për vdekje në ndërkohë të vrasjes së kontraktorëve”, theksoi zyrtari.

Rreth 13 000 trupa të huaja kanë mbetur në vendin e shkatërruar nga lufta për të ndihmmuar ushtrinë afgane, pas mbarimit të operacioneve luftarake në fund të vitit të kaluar.

ME TE LEXUARAT