Afera e legalizimeve, pranga tek ALUIZNI, kapen 5 zyrtarë, katër në kërkim

Aktualitet

aluizniPesë zyrtare të Agjencisë së legalizimeve ALUIZNI, janë arrestuar ditën e sotme me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Shtetasit Ermal Dino, Artur Skela, Robert Dauti, Erin Mlloja dhe ish punonjësi Erald Maci, kanë përfunduar në pranga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimnet janë kryer nga policia me urdhër të njësisë Task Force në prokurorinë e Tiranës.

Pas aksionit mësohet se janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Taulant Brezhda, Kreshnik Bopzho, Rajmond Dervishi dhe Florian Hajdini, të gjithë ish punonjës të ALUIZNI.

Sipas te dhenave te hetimit, te arrestuarit dhe personat ne kerkim akuzohen se kane legalizuar dhjetera objekte te ndertuara pa leje dhe ne zona te pa lejuara sic eshte edhe rasti i Bulevardit Deshmoret e Kombit, ku pak kohe me pare INUK shembi disa per objekteve te paligjshme qe ishin legalizuar.

ME TE LEXUARAT