Tri veturat më të shëmtuara të vitit 2014

Kliko per me shume info

veturaNë shumë organizime për automobilizëm, që u mbajtën në vitin 2014, përpos veturave të pëlqyera dhe atyre befasuese, nuk kanë munguar as ato që njerëzit menjëherë i kanë vënë titullin “të shëmtuara”.

Këto janë tri veturat që për vitin që po lëmë pas po cilësohen si ndër më të shëmtuarat, raporton USA Today.

Kliko per me shume info

Toyota i-Road

Vetura e re e Toyotas është cilësuar si veturë “joshërbyese” për shkak se ajo brenda mund të akomodojë vetëm një person.

Madhësia e vogël e saj ka bërë që njerëzit të nisin shakatë se “me të nuk mund të bartësh as gjëra ushqimore”.

Honda N-Box Slash

Kjo makinë që ka formën katrore në Japoni ka pasur sukses të madh.

Rrotat dhe motori i vogël që bartin një makinë me hapësirë të madhe e ka shndërruar këtë veturë ndër më të famshmet sa i përket dizajnit jo mirë të qëlluar.

 

Renault KWID

Vetura franceze që u krijua nga Nissani u shpalos në Delhi në Indi, por cilësohet si veturë e krijuar “gabimisht” sepse ajo si veçori ka vetëm mundësinë e lancimit të dronit.

Këtë Renault KWID e ka krijuar për shoferët që në rast të rrugëve të bllokuara të lancojë dronin nga tavani i veturës për të parë rrugë të ngushta për t’i mundësuar të lëvizin më shpejt.

 

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here