Trashësia e dëborës në zonat rurale në Kukës shkon 1 metër

Aktualitet

boreeeQarku i Kukësit ka dhe numrin më të madh të banorëve të bllokuar nga dëbora.  Ndërprerja e reshjeve në gjithë qarkun është shoqëruar më erëra të forta që sërish mbledhin dëborën dhe bllokojnë rrugët, por edhe kanë krijuar ngrica të rrezikshme. Në këtë gjendje janë të gjitha rrugët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Pastrimi i rrugëve nga dëbora ka vijuar duke hapur kalimet në qendrat e komunave Malzi, Kolsh, Bicaj, Bushtricë, Tërthore, Shtiqën, Shishtavec, Grykë Cajë , Ujmisht, Topojan, Zapod, Kalis e Surroj. Nuk është  hapur, ende, rruga për në  qendrën  e komunës Arrën, për shkak të  largësisë  dhe terrenit të  thyer malor, zonë në të cilën trashësia e borës shkon deri në 1 metër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vështirësinë e qarkullimit në këto akse e pranojnë edhe vetë banorët dhe drejtuesit vendor. Situata e rrugëve të  brendshme në të tre bashkitë e Qarkut Kukës, Krumë e Bajram Curri vazhdon të jetë problematike. Këto rrugë nuk janë hapur si duhet me mjetet borë pastruese dhe nuk është  hedhur thuajse në  pjesën kryesore të  tyre kripë. TCh

ME TE LEXUARAT