Situata në rrugë, policia: Ja akset ku kalohet vetëm me zinxhirë

Kliko per me shume info

bore-dardhePolicia e shtetit ka bere te ditura te dhenat e fundit nga situata në akset rrugore të prekura nga rreshjet e dëborës. Këshilla për drejtuesit e mjeteve. Sipas policise, Drejt Qafë Thanës nuk lejohen mjetet e tonazhit të rëndë.

Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin në të gjitha akset rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për ti ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Kliko per me shume info

Aktualisht, vështirësi në qarkullimin e automjeteve, paraqiten në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë – Përrenjas, ku mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla të pajisura me zinxhirë. Shërbimet e Policisë Rrugore në këtë aks rrugor kanë bllokuar kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të ngricës dhe erës së fortë, e cila hedh dëborën në transenë e rrugës. Po ashtu, kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, është bllokuar dhe nga pala Maqedonase dhe në Pikën e Kalimit Qafë Thanë nuk lejohet kalimi i tyre në të dy anët e kufirit për shkak të ngricave dhe dëborës.

Ndërkohë në akset e tjera kryesore nacionale si në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor drejt Dibrës, si dhe në aksin Shkodër – Pukë, për shkak të ngricave, është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, Policia Rrugore dhe mjetet borëpastruese, janë të pranishme në këto akse në gadìshmeri të plotë për të monitoruar trafikun dhe për të ndihmuar në çdo rast drejtuesit e mjeteve në vështirësi.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve, dhe në mënyrë të veçantë të tregojnë kujdesin e duhur gjatë kalimit në këto akse rrugore, të respektojnë distancën e lëvizjes ndërmjet mjeteve, të respektojnë normat e shpejtësisë, të tregojnë kujdes në përdorimin e sistemit të ndricimit dhe të sinjalizimit, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, të përdorin rripat e sigurimit, si dhe të tregojnë vëmendjen e duhur gjatë drejtimit të mjetit.

PUKE, AKSI QAFE MALI-BAJRAM CURRI, I PAKALUESHEM

Pjesa më e madhe e komunave të Pukës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora e dendur që ka ndërprerë qarkullimin e makinave, por edhe furnizimin e tyre me energji elektrike. Fshtrat Iballë, Fierzë dhe Blerim janë pa energji që prej së shtunës, për shkak të rrëzimit të shtyllave.

Në qarkullim, aksi i njohur Qafë Mali – Bajram Curri vazhdon të jetë i bllokuar prej tre ditësh, ndërsa në dy akset e tjerë, Qafë Mali –Kukës dhe Qafë Qelë – Pukë – Fushë Arrëz, qarkullimi mund të bëhet me zinxhirë. Gjithsesi, Policia e Shtetit ka njoftuar që makinat e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur të kalojnë në këto rrugë.

Në orën 8:40, u njoftua se Qafa e Llogarasë është e pakalueshme nga bora dhe borëpastrueset kanë nisur hapjen e rrugës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here