S`i dhanë vajzën për nuse, i riu plagos tre familjarë në Shkodër

Kliko per me shume info

Një i ri nga Shkodra eshte hakmarre mbrëmjen e djeshme ndaj familjes, që i mohoi dorën e vajzës që kërkonte për nuse, duke qelluar  mbi prindërit e saj dhe kushurirën e mitur, një breshëri plumbash.

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 21:00, tre persona nga e njëjta familje janë plagosur me armë zjarri dhe për momentin, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar në Spitalin e Shkodrës.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Livalle. Personat janë qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodheshin në shtëpi. Sipas policisë, të plagosurit janë çifti i bashkëshortëve Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri ndërsa autori i dyshuar është 24-vjeçari Mikel Thani, banues në lagjen Partizani të këtij qyteti.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të plagosurit janë qëlluar me breshëri automatiku nga jashtë banesës së tyre nga Fani, i cili këmbëngulte të martohej me vajzën e familjes Guri, por i ati i saj nuk kishte pranuar që kjo martesë të bëhej.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, efektivë të Policisë së Qarkut të Shkodrës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit të krimit.

DEKLARATA E POLICISE SE QARKUT SHKODER

“Më datë 30.12.2014, rreth orës 21.00, në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Livalle, janë plagosur me armë zjarri, shtetasit: V G, vjeç 45; Gj.G, vjeç 45; E.G, vjeç 12, banues në Kiras(Guerile), të cilët ndodhen në Spitalin e Shkodrës e për momentin, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar për këtë ngjarje ështe shtetasi Mikel Thani, vjeç 24, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër. Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here