Rama: Nuk kam ndërmend të rri gjatë në pushtet por do bëj reformat

Kliko per me shume info

edi_rama2014Kryeministri Edi Rama u shfaq para medias në komunikimin e tij të fundit për këtë vit. Rama deklaroi prerazi se nuk do të zgjasë qëndrimin e tij në pushtet duke u konsumuar si paraardhësi i tij. “Duhet të kishim qenë më të duruar me opozitën në Kuvend. Ky ka qenë viti më i mirë i një qeverie dhe shumice në raport me opozitën. Falenderoj dhe opozitën për rastet e vërteta që ka denoncuar. 8-9 raste të denoncuara nga opozita të vërteta, kemi reaguar duke i larguar. Mirëpresim çdo denoncim për pastrimin e administratës shtetërore”, u shpreh Rama.

Më tej, ai gjeti rastin të falenderojë opozitën për kontributin që ka dhënë për statusin e BE. “Duhet të kemi ritëm më të lartë për reformat e munguara. Dashamirësisht na është kërkuar ta ulim ritmin, siç tha Arvizu. Falenderoj Arvizu për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Mbetem i patundur në bindjen se vendi nuk ka luksin të humbë kohë”, theksoi Rama.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, Rama u ndal edhe tek situata në sistemin energjetik. Ai gjeti rastin të kërkojë ndjesë çdo qytetari që paguan dhe nuk merr shërbimin energjitik. “Në 4 vite do të instalohet sistemi dixhital i matjes së energjisë.    Rama: Nuk kemi rritur çmimin e energjisë, por kemi hequr fashën 300 kË.    Rama: Sistemi dixhital i matjes së energjisë është i pakorruptueshëm. Investime për sistemin e shpërndarjes, i pari pas viteve ’70-të”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tha se situata në sektorin minerar ka ndryshuar dhe se gjithçka është orientuar tek industria përpunuese e mineraleve brenda vendit. Ndërkaq, Rama sqaroi se edhe në fushën e hidrokarbureve është bërë shumë më tepër duke shtuar prodhimin e naftës dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.

 

Kliko per me shume info
SHARE

4 COMMENTS

  1. mir o zoti Rama mos rri shum ne pushtet se behesh i merzitshem per opoziten se thon se po fut ne burg njerez te pafajshem dhe kane te drejte sepse ata kane viedhur dhe jane te korruptuar dhe nuk i ka gjetur gje, ndaj para se te lesh pushtetin keta te korruptuar duhet te jene mbrapa hekurave.

  2. …, e po reformat duan kohe qe te behen, keshtu qe pervish lleret se mire e ke nisur, lere saliun te llapi. Hajde , GEZUAR VITIN E RI 2015 te gjithe bashke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here