Pasagjerët e Air Asia e kuptuan se po përfundonin në det

Soft

varrimShtatë trupa të pajetë u zbuluan në detin Java në 24 orët e fundit. Kushtet e vështira atmosferike e kanë bërë operacionin e kërkimit shumë më të ngadaltë dhe zonën e kërkimit gjithnjë e më të madhe. Helikopterët që janë në fluturim për të gjetur trupat e pajetë kanë pezulluar punën për shkak të erërave të forta. Viktimat e fundit janë një grua e një fëmijë. Pesë trupat e tjerë janë të tre meshkujve dhe dy femra të tjera. Raportohet se disa trupa janë gjetur me jelek shpëtimi të veshur ndërsa disa të tjerë të kapur për dore. Kjo tregon se pasagjerët ishin në dijeni të faktit se avioni i tyre po binte në det dhe kanë patur edhe kohën të vendosin jeleket e shpëtimit. Gjithësesi, pak gjasa ka që ndonjë prej tyre të ketë rezistuar për shkak të kushteve të këqia atmosferike që kanë vështirësuar operacionin e kërkimit.

ME TE LEXUARAT