OSHEE 3 mijë punonjës në terren për të përballuar defektet dhe ngarkesën

Kliko per me shume info

energji elektrikeShoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të jetë në gatishmëri gjatë ditës së  festës të fundvitit dhe ditëve të para të Vitit të Ri 2015, për të siguruar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin.Kompania ka vendosur në gadishmëri rreth 3 mijë punonjës, të cilët do të kordinohen mes tyre sipas një skenari masash për të gjitha linjat dhe nënstacionet, 24 orë në 24.

Gjithashtu, shoqëria i bën thirrje konsumatorëve, sipas mundësive, të shmangin oraret e ngarkesës së përdorimit të energjisë, për të minimizuar kështu probabilitetin e ndoshjes së avarive.

Kliko per me shume info

Strategjia e masave

Sipas inxhinier Zaudin Kadriu, shef i Dispecierisë Qendrore në OSHEE, pllani i masave të kompanisë OSHEE do të fokusohet në gadishmërinë e gjithë strukturave të saj të terrenit  dhe administratës të cilat do të realizojnë me përgjegjësi:

  1. Ndjekjen dhe stabilizmin e  regjimit të ngarkesave elektrike të rrjetit elektrik shpërndarës në kushte sa më normale.

Kjo lidhet me:

  • Ndjekjen dhe stabilizimin e regjimit të punës së ngarkesave të rrjetit të OSHEE, mbi bazë kabinash elektrike, linjash dhe N/Stacionesh duke i kushtuar një vëmendje të vecantë menaxhimit të regjimit të pikut sa më shumë të jetë e mundur. Kjo do të behet mbi bazën e një skenari punimesh për çdo rast të mundshëm që mund të ndodhë nga fatkeqësitë natyrore apo arsye të ndryshme.
  • Ky regjim pune do të jetë i monitorueshëm në regjim 24 orësh
  • Rritja e shërbimit të gadishmërisë në pikat strategjike që janë shërbimet për hidrovoret dhe spitalet (sektore jetike)
  • Rritja e shërbimit të gadishmërisë në pikat delikate të rrjetit shpërndarës elektrik
  1. Ndjekjen për lokalizmin e defekteve në rrjetin elektrik shpërndarës Tension i Lartë, i Mesëm dhe i Ulët (TL, TM, TU), e cila do të konsistojë në:
    • Përmiresimin dhe përforcimin e sistemit të dispecerisë qendrore të OSHEE duke futur elemente strukturore të tjerë shtesë që rrisin fleksibilitetin e manovrimeve për nivelet TL-TM dhe TU duke i parë në harmoni me njëra-tjetrën
    • Ngritjen e 4 dispecerive të reja në rajonet, si Kukës, Burrel etj pra do të jenë në funksion 10 dispeceri të cilat do të kontribuojnë në stabilizimin e skemës së furnizimit në raport me Agjensitë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur
    • Janë marrë masat për mirëfunksionimin me sistem ndërlidhës telefoni ,radio etj të gjithë sistemit të dispecerive me grupet të cilat janë në terren për eliminimin e avarive
    • Janë marrë masat për qënien në gadishmëri të makinave teknologjike të cilat shërbejnë për përcaktimin e difekteve me metoda të ndryshme të matjeve
    • Përforcimi me personel operativ në nënstacionet me nivel tensioni në primar 110kV, për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike nga këto nënstacione.
  1. Ndjekja për likujdimin e avarive të mundshme në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE e cila dotë konsistojë në
    • Sigurimin dhe mbajtjen e bazës materiale të emergjencës rezerve pranë cdo Drejtorie te TL apo Drejtorie Rajonale (dhe mbi baza Agjensie) si dhe bashkërendimin e kërkesave me Drejtoritë e Shërbimeve Mbështetëse dhe të Logjistikës të OSHEE për të garantuar likuidimin e avarive dhe furnizimin me energji elektrike të abonentëve në regjim 24 orësh
    • Mbajtjen në gadishmëri të mjeteve të transportit dhe ato teknologjike për likuidimin e avarive në regjim 24 orësh
    • Grupet e gadishmërisë të cilat veprojnë në terren për eliminimin e avarive të cilat kanë një fuqi punëtore prej 3000 punonjësish që punojnë në regjim 24 orësh
  1. Diagramet e komunikimit për lokalizmin dhe likujdimin e avarive
    • Ngritja e grupeve kordinatore të gadishmërisë për komunikimet për cdo DTL dhe DTR të cilat do të mbajnë komunikime të vazhdueshme me njësite përkatëse që kanë në varësi.
    • Raportimi dhe komunikimi me qendrën dispecere të OSHEE lidhur me ecurinë e lokalizmit dhe likujdimit të avarive , një sistem prej 30 kordinatorësh të cilët do të përcjellin dhe do të raportojnë në mënyrë të vazhdueshme problematikat përkatëse për zgjidhje
  1. Procedurat dhe planet e emergjencës në rrjetin elektrik shpërndarës
    • Janë përgatitur të gjithë skenarët e veprimit për emergjenca civile për të cilat janë ngritur grupet e sigurisë për emergjencat e ndryshme në rrjetin shpërndarës elektrik të OSHEE .
    • Janë 42 persona të cilët mbajnë kontakte dhe koordinojnë veprimet me strukturat e emergjencave civile të prefekturave përkatëse ( Gjej rastin për të falenderuar prefekturën e Fierit dhe Vlores –të cilat ditën e djelë kur ishin dhe reshjet e mëdha të shiut dhe koha me stuhi na suportuan për të shpëtuar nga përmbytja 2 N/stacione të fuqishme )

Duke kërkuar mirëkuptimin e klientëve tanë për vështirësitë dhe sforcimet që pëson rrjeti shpërndarës elektrik për të transmetuar ngarkesa mbi ato të ditëve normale, OSHEE i fton ata të krijojnë sipas mundësive të tyre një shmangie të nivelit të pikut të ngarkesave, nëpërmjet një mirëmenaxhimi të konsumit  familjar i shtrirë në kohë për të minimizuar kështu probabilitetin e ndodhjes së avarive

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here