OKB, Izraeli i kënaqur, Rusia e zhgënjyer

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

okbIzraeli ka shprehur kënaqësi për refuzimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohej tërheqje e Izraelit nga territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, dhe për krijimin e shtetit palestinez deri në vitin 2017.

Zëvendësministri i jashtëm i Izraelit, Tzahi HanNegbi, i tha Radios Publike izraelite se “secili izraelit, që dëshiron paqe me fqinjët tanë, vetëm mund të jetë i kënaqur me rezultatin e këtij votimi”.

Nga ana tjetër, Rusia ka shprehur keqardhje për dështimin e kësaj rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e jashtme e Rusisë, në një kumtesë të sotme, tha se “veçanërisht ishte i alarmuar se kjo ndodhi përkundër rrethanave të degradimit serioz” të procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Kundër kësaj rezolute kanë votuar Shtetet e Bashkuara, kështu që ajo e kishte edhe fuqinë e vetos.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha se rezoluta vetëm i trajton shqetësimet e “njërës palë” dhe mund t’i “shkatërroj përpjekjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete”. REL

ME TE LEXUARAT