Milani mund “mbretërit”, Reali e mbyll me humbje 2014-ën

Kliko per me shume info

milani2014Mbyllet me një humbje viti 2014 për Realin e Madridit që ishte një nga më të mirët në historinë e Los Blancos. Kampionët e Europës dhe Botës u thyen në miqësoren e luksit të zhvilluar në Dubai me rezultatin 4-2 nga Milani që në këtë takim shfaqi më shumë dëshirë se skuadra merengues.

Në tapetin e gjelbërt të “The Seven Stadium” zbrisnin dy skuadrat europiane me më shumë trofe ndërkombëtarë. Sfida e Dubait nisi me një shtrëngim duarsh mes Carlo Ancelottit dhe Filippo Inzaghit. Përballë Milanit më të mirë të mundshëm zbriste në fushë një Real Madrid me shumë ndryshime ku të vetmit titullarë në formacionin e Ancelottit ishin Ronaldo dhe Isco.
Pas vetëm 23 minutave lojë rezultati u zhbollkua dhe ishte Milani që kaloi në avantazh. Jeremy Menez përfitoi nga një gabim i Nachos dhe me një goditje të zgjuar e kaloi topin pas shpatullave të portierit kosta rikan Keylor Navas. Vetëm 4 minuta më pas Montolivo i shkoi shumë afër golit me një goditje fluturimthi nga distanca. Gjithsesi goli i dyfishimit të shifrave nuk vonoi shumë për Milanin teksa në të 30-tën El Sharaawy gjeti lavdinë personale me një goditje të bukur nga distanca.

Kliko per me shume info

Kundërpërgjigjja e Realit erdhi vetëm 5 minuta më pas me Cristiano Ronaldon që la të shtangur Diego Lopezin me një gjuajtje të menjëhershme duke rihapur sërish takimin me golin e 1-2. Pushimi midis dy pjesëve i shërbeu Novak Djokovicit për të përfunduar në qendër të vëmendjes me hyrjen e tij në fushë por edhe Carlo Ancelottit për të bërë disa ndryshime në formacion. Trajneri i Los Blancos uli në stol Ronaldon ndërkohë që hodhi në fushë shumicën e titullarëve por as dicka e tillë nuk i shërbeu shumë Realit pasi Milani kishte një marsh më shumë në këtë sfidë dhe në minutën 49-të kuqezinjtë e cuan sërish në dy gola epërsinë. Edhe njëherë tjetër ishte Stephan El Sharaawy ai që dergoi topin në rrjetën e portës së skuadrës merengues. Në të 54-tën fati nuk ishte me madrilenët pasi tentativa e Jese Rodriguez u ndal nga shtylla, ndërkohë Milani nuk u kënaq me vetëm tre gola dhe në minutën e 73-të realizoi edhe të katërtin me Giampaolo Pazzinin.

Në të 84-tën kishte vend edhe për një tjetër finalizim të Realit me Benzema-në që nuk fali nga pika e bardhë e 11-metërshit duke vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi në 2-4. Në fund kishte festë për Milanin me kapitenin e kuqezinjëve Ricardo Montolivo që mori në duar nga organizatorët trofeun Bernabeu, ndërkohë që nga ana tjetër Milani me këtë sukses arriti të mbyllte në mënyrën më të mirë një vit të vështirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here