Mazhoranca do ta votojë kandidatin e Nishanit për Guvernator

Kliko per me shume info

sejkoGenti Sejko pritet te jete Guvernatori i ri i Republikes se Shqiperise. Lajmin e ka lene te kuptohet Kryeministri Edi Rama qe ne komunikimin e fundit per vitin 2014 me median tha se mes Presidentit Bujar Nishani dhe qeverise kishte nje permiresim marredheniesh.

“Së pari, unë kam qenë dhe mbetem i bindur se Shqipërisë do t’i bënte nder dhe do t’i bënte mirë një Guvernator i huaj. Nuk e kemi ndryshuar ligjin për të bërë një Guvernator të huaj, por e kemi ndryshuar ligjin për t’i dhënë mundësi vetes që të kemi edhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës me shtetësi të huaj. Faktikisht, një të tillë do ta kemi, sepse Qeveria ka kandidaturë për Këshillin Mbikëqyrës, një zonjë shqiptare, që ka shtetësi gjermane. Gjermanët nuk e kanë dyshtetësinë dhe e japin në kushte shumë të posaçme, por ka procedura të komplikuara. Dhe faktikisht, ligji nuk do të jetë më pengesë që ajo zonjë, që është përzgjedhur nga një konkurs që ne organizuam me mbi 140 kandidatura dhe nga një komision ekspertësh, do të votohet si kandidaturë e Qeverisë. Përsa i përket përzgjedhjes që bëri Presidenti, nuk ishte përzgjedhja jonë, por zgjedhja jonë ishte, së bashku me Kryetarin e Kuvendit dhe mes grupeve parlamentare, që në çështjen e Guvernatorit duhej shmangur me çdo kusht një ngërç i natyrës institucionale dhe duhej plotësuar nevoja për të pasur një Guvernator. Kështu që, kjo ka qenë arsyeja që na ka udhëhequr në mosrefuzimin e zgjedhjes që bëri Presidenti. Shpresoj që zgjedhja të rezultojë pozitive dhe që Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë të jetë në lartësinë e një detyre jo të lehtë, duke pasur parasysh trashëgiminë e ngatërruar të këtij viti”, u shpreh Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here