Mallrat me Italinë, Dhoma Kombëtare e Veshjeve: Ndihmon mbi 500 sipërmarrje

Kliko per me shume info

Fason-622x350Vizita e Kryeministrit italian në Tiranë, Matteo Renzi ka sjellë edhe zgjidhjen e problemit të taksës së transportit të mallrave mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e zbritur këtë taksë në nivel normal.

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpuceve shprehu sot vlerësimin për zgjidhjen e problemit të sigurimit të lejeve të lëvizjes së mjeteve në import-eksport jashtë territorit të Shqipërisë dhe e tarifave të transportit. Sipas saj, ky ishte një problem, prej disa dekadash.

Kliko per me shume info

Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve shpreh falenderimin, në emër të anëtarëve të saj, për angazhimin e Qeverisë “Rama” për zgjidhjen përfundimtare të problemit të taksës së transportit për eksportet shqiptare drejt Italisë, e pazgjidhur prej më shumë se 60 vjetësh.

Sipas DHKPV, angazhimi i Qeverisë Shqiptare për të negociiuar dhe arritur zgjidhjen e duhur, në mirëkuptim me Qeverinë Italiane, për heqjen e pagesës (me vendet ku dërgojmë apo marrim mallin) e taksës së trasportit për mjetet tona të eksport-importit (afër 6,20 euro për ton në eksport dhe import), meriton vlerësimin më të lartë të të gjithë anëtarësisë së Dhomës Kombëtare të Prodhimit të Veshjeve dhe Këpucëve”.

“Problemi i sigurimit të lejeve të lëvizjes së mjeteve në import-eksport jashtë territorit të Shqipërisë dhe e tarifave të transportit që iu faturohen këtyre mjeteve ishte një problem i hershëm, që nuk kishte mundur të gjente zgjidhje nga asnjë prej qeverive në dy dekadat e fundit”, thekson DHKPV.

DHKPV shton se, “shqetësuese ishte sidomos gjendja me shtetin italian, i cili e aplikonte këtë tarifë diskriminuese vetëm me Shqipërinë, Sirinë dhe Libinë dhe me asnjë vend tjetër, me të cilin kishte shkëmbime tregtare”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here