Lulzim Basha: Rama llomotitje bajate e plot rrena

Kliko per me shume info

basha-pdKryetari i opozites Lulzim Basha ka kushtoi mesazhin e fundit publik situates ekonomike ne vend ndersa uroi per shqiptaret vitin e ri 2015. “Po leme pas nje vit te veshtire per shqiptaret. Ekonomia preku recesionin, mijera njerez humben vendet e punes, taksat dhe cmimet u rriten ndersa te ardhurat e shqiptareve rane dhe fuqia e tyre blerese u tkurr. Ndersa hedh keto rradhe vazhdoj te marr mesazhe te panumerta per mijera familje te izoluara nga debora dhe ngrica, mijera te tjera qe nuk kane energji elektrike, qindramije kryefamiljare ne ankthin e pamundesise per te shtruar tryezen e darkes se nderrimit te viteve, e ne ankth edhe me te madh per te nesermen”, u shpreh Basha.

Me tej ai pyet, a jetojne shqiptaret sot me mire se para nje viti? “Pergjigja e kesaj pyetje pervelon me te verteten e saj, te cilen kryeministri fjaleshume nuk e fsheh dot me llomotitjet e tij bajate e plot rrena te dala boje. Kjo nuk eshte Shqiperia qe meritojme, vendi qe ne duam. Ndaj kriza ekonomike Rama-Meta dhe pasiguria per te nesermen duhet te ndalen. Nje vit i ri eshte nje mundesi e re, nje shprese e re per te bere gjerat e duhura. Duhet te luftojme te gjithe per ndryshimin e vertete. Eshte koha te ndahemi nga semundjet e te shkuares. Eshte koha ta ndalim te keqen e te ndreqim cfare nuk shkon. Bashke do ia dalim te sjellim ndryshimin pozitiv ne jeten tone. Bashke do te rinisemi me shprese, besim dhe kurajo drejt Shqiperise qe punon, prodhon dhe jeton me mire. Urimet e mija me te perzemerta per vitin e ri. Shendet, mbaresi dhe gezime per cdo shqiptar. Zoti e bekofte Shqiperine!”, nenvizoi Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. ore legen dhe sot nuk tu bull goja nje shalla ta mbullt 2015 nje her e mir se me hajdut dhe vrases se ty dhe padronin tend nuk ka per te par me shqiperia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here