Lituania prej 1 janarit në eurozonë

Kliko per me shume info

euroPrej 1 janarit Lituania fillon ta përdorë monedhën e përbashkët evropiane (euro), duke u bërë vendi i parë baltik nga ish-republikat sovjetike që hynë në eurozonë.

Ky shtet me 3.5 milionë banorë shpreson se me këtë lëvizje do të forcohet stabiliteti financiar përkundër frikës për shqetësimet për inflacion në eurozonë, e cila është me vështirësi për shkak të borxheve.

Kliko per me shume info

Prej mesnatës së sotme, shtetasit e Lituanisë mund të tërheqin euro.

Presidentja e këtij vendi, Dalia Grybauskaite, tha sot se hyrja në eurozonë është një hap i rëndësishëm kah “integrimi ekonomik dhe politik me perëndimin”. Kështu, Lituania do të jetë shteti i 19 i Bashkimit Evropian në eurozonë. REL

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here