Kurti: Kosova ka sot qeverisjen më antipopullore në histori

Kliko per me shume info

albin-kurti14Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vlerësuar se koalicioni PDK-LDK do të jetë i dobishëm vetëm për klanin e ngushtë Thaçi-Mustafa.

Ai ka deklaruar se ky koalicion është i gatuar për ta vendosur diktaturën e numrave në Kuvend. Kurti ka thënë se është paksa paradoksale, por kjo qeveri është më antipopullorja që ka pasur Kosova pas vitit 1999. Kur janë në pyetje premtimet e qeverisë së re, Kurti ka thënë se u beson vetëm atyre që kanë të bëjnë me dialog me Serbinë, Gjykatën Speciale dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka deklaruar se në vitin 2015 janë të interesuar për të bashkëpunuar me opozitën derisa t;ia heqin qafësh popullit këtë qeveri.

Kliko per me shume info

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se vitin 2014 do të mbahet mend për votimin e turpshëm nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, kurse si proces migrimet e vazhdueshme e qytetarëve nga vendi i tyre.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kurti ka deklaruar se pushteti në Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas ishte gjeneroz ndaj kërkesave të Serbisë, kurse moskokëçarës ndaj nevojave bazike të qytetarëve.

Ai ka thënë se këtë gjenorazitete ndaj Serbisë do vazhdojë edhe koalicioni PDK-LDK.

Kurti ka thënë se nuk u beson premtimeve të qeverisë Mustafa, përpos atyre që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, përgatitjen e infrastrukturës ligjore për Gjykatën Speciale dhe formimin e asoacacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë kontekst Kurti ka veldruar se koalicioni PDK-LDK do të jetë i dobishëm vetëm për rrethin e ngushtë klanor të Thaçit dhe Mustafës.

Ai ka deklaruar se ky koalicion është i gatuar për ta vendosur diktaturën e numrave në Kuvend. Kurti ka thënë se është paksa paradoksale, por kjo qeveri është më antipopullorja që ka pasur Kosova.

“ Megjithëse është paradoksale, tashmë jam i bindur se kjo qeveri e koalicionit të madh, është qeveria me anti-popullore që ka pasur Kosova se paku nga viti 199. Jo thjesht sepse veprimet e tyre qeverisëse do të rezultojnë kështu, por sepse kështu është edhe sa i përket mbështetës popullore” ka thënë Kurti.

Ai është shprehu i bindur se koalicioni VLAN do të ishte më i miri për Kosovës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here