Kakavijë, policia bllokon 41 klandestinë nga Siria, sapo hynë në Shqipëri

Kliko per me shume info

klandestineeeBllokohen 41 shtetas nga Siria ne zonen kufitare te Kakavijes ne Shqiperi.

Policia e shtetit informon se më datën 31.12.2014, rreth orës 03.00, të mëngjesit, njësiti i Policisë Kufitare

Kliko per me shume info

që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Peshkëpi e Glinë, kanë bërë bllokimin e 41 shtetasve nga Siria.

Ndër ta kishte edhe katër gra e tre fëmijë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.

Klandestinët janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambiente me ngrohje.

Ndërkohë ka vijuar puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here