Ibrahimovic rikthehet në Serinë A?

Kliko per me shume info

ibrahimovicZlatan Ibrahimovic tek Roma? E vështirë për t’u imagjinuar por jo e pamundur. Një sugjerim i papritur ai i gazetës suedeze “AftonBladet” ku shkruhet se ekipi ideal ku lojtari duhet të mbyllë karrierën është Roma. Negociatat nuk kane nisur ende, madje as që mendohet të këtë kontakte mes klubit e lojtarit por shkrimi në gazetën nordike mund të jetë një shtysë që lojtari të afrohet me klubin roman.

Sipas informacioneve të fundit, gjigandi suedez është lodhur së luajturi në ”Parc des Princes”, aty ku u transferua në 2012 për shumën e 20 mln eurove. Kontrata e tij me parizienet përfundon pas 2 sezonesh dhe futbollisti ka filluar të mendoje largimin nga Franca.

Kliko per me shume info

Vetë agjenti, Mino Raiola ka shpjeguar se një nga klubet më të mëdha në Evropë, por që nuk ka financat e duhura po perpiqet të rikthejë suedezin në Itali. Perjashtohen Interi, Juventusi dhe Milani pasi 33 vjecari nuk do të dëshironte të luante sërisht me nje nga ish skuadrat e tij. Italia është vendi i preferuar i tij pasi pikërisht në Serie A, ai arriti pjekurinë e tij si futbollist.
Por sa është në gjëndje Roma të mbajë në skuadër një lojtar të nivelit të Zlatan? Paga e tij është 10 mln euro në sezon tek parizienët dhe veshtirë se do të pranojë një ulje, prandaj kjo mund të konsiderohet edhe si një pengesë serioze. Një vit përpara mbarimit të kontratës me PSG, Ibra do të jetë 34 vjec dhe për një lojtar i moshës së tij nuk mund të kërkojë një pagë stratosferike, prandaj shtatlarti suedez mund ta rishijoë vendimin për të luajtur në një skuadër me ambicie dhe që për më tepër i përshtatet stilit të tij të lojës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here