Familjarët kërkojnë ndricimin e fatit të të zhdukurve

Kliko per me shume info

zhdukurFamiljarët e të zhdukurve nuk i ndalë as të ftohtit. Me fotografitë e më të dashurve të tyre të zhdukur, ata sot dolën para ndërtesës së qeverisë për të shënuar ndërrimin e mot-moteve.

Edhe një vit pa më të dashurit të tyre, ata vazhdojnë të ndjejnë ankthin e nisur para 16 viteve. Ata thonë se nuk po bëhet sa duhet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Kërkojnë nga institucionet vendore, madje edhe nga ndërkombëtarët të bëjnë presion tek Serbia lidhur me informacionet për të zhdukurit. Familjarët zotohen se nuk do të ndalen deri në ndriçimin e fatit të personit të fundit të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës në bashkëpunim me shoqatat familjeve të të zhdukurve, kanë evidentuar disa pika aktuale të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në vitin 2015.

Kliko per me shume info

Ata kërkojnë të sigurohet informacioni zyrtar sa më parë për të gjithë të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë. Kërkojnë që çështja etë pagjeturve të trajtohet në të gjitha nivelet e institucionet relevante në mënyrë serioze dhe me prioritet. Të shtohet kujdesi ndaj familjarëve të kësaj kategorie.

Kërkojnë të ndërmerren masa urgjente nga institucionet relevante për shpëtimin nga shkatërrimi i rrobave të njerëzve të cilat janë gjetë dhe i kanë lënë me porosi të institucioneve dhe shoqatave, rrobat e tyre, që siç thonë familjarët, po shkatërrohen në Departamentin e Mjekësisë Ligjore. Ata kërkojnë mos të lihet anash premtimi për qendrën memoriale qendrore e cila duhet të ngritet në Prishtinë. Të përfshihet çështja e të zhdukurve në dialogun në Bruksel dhe të ngritet sa më parë lapidari.

Haki Kasumi, koordinator i këshillit, tha se pa përmbushjen e këtyre kërkesave në vitin e ardhshëm mund të vihet në pikëpyetje bashkëpunimi i shoqatave me institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Ai tha se kanë dalë sot t’i përkujtojmë njerëzit e tyre dhe të iu tregojnë institucioneve se me të vërtetë kërkojnë realizimin e një të drejte elementare e njerëzore, informacionin për njerëzit të cilat u mungojnë.

E Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve tha se pa një trysni të madhe politike drejtuar Serbisë, nuk mund të zbardhet fati i personave të zhdukur.
Familjarëve të të zhdukurve iu bashkua edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur. Atij edhe ia dorëzuan kërkesat për vitin 2015.
Që nga lufta e fundit në Kosovë mbesin të zhdukur edhe 1653 persona.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here