Elbasan, 14-vjecari në timon pa patentë, tre të plagosur në aksident

aksidenti-elbasanAksident me pasojë plagosjen e tre personave në Elbasan. Njëri nga të dëmtuarit mësohet se është adoleshent.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve” në autostradën Elbasan–Metalurgjik.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve me targa CA 3212 TC dhe AA 201 DA. Lendime ka marre edhe nje person i trete.
Njoftohet se dy nga të plagosurit e aksidentit janë 53-vjeçari Kujtim Kaprri si dhe 14 vjeçari K.B. ky i fundit sipas policisë, drejtonte mjetin pa patentë që ia kishte marrë babait të tij pa leje.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes paraprakisht konkludoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia si edhe humbja e kontrollit të mjetit që drejtohej nga adoleshenti.

Get our toolbar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>