Bllokohen në Kakavijë 41 shtetas klandestinë nga Siria

Kliko per me shume info

policia-klandestinePolicia e Qarkut te Gjirokastres njoftoi se rreth orës 03.00  të mëngjezit , njësiti i Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Peshkëpi e Glinë  kanë bërë bllokimin e 41 shtetasve  nga Siria. Ndërta kishte edhe katër  gra e tre fëmijë. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes , me destinacion Malin e Zi.

Klandestinët janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambjente me ngrohje.

Kliko per me shume info

Vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here