Audi planifikon 24 miliardë euro investime në modele të reja

Kliko per me shume info

Audi paralajmëron prodhimin e supermakinës A9, ja detajetKompania gjermane për prodhimin e veturave Audi, ka bërë të ditur planet për investimin e 24 miliardë eurove në pesë vitet e ardhshme për modele të reja dhe në pajisjen e tyre me teknologjinë më të mirë.

Programi i këtyre investimeve është pjesë e planit të Volkswageni, ka thënë një zëdhënës. Në muajin nëntor firma gjermane kishte njoftuar se do të investonte 85 miliardë euro nga viti 2015 deri 2019, rreth 1.1 miliardë euro më shumë sesa që ishte planifikuar.

Kliko per me shume info

Më shumë se 70 për qind, ose rreth 17 miliardë euro, Audi do t’i investojë në modelet e reja dhe teknologji siç është ajo për motorët kundër dyoksidit të karbonit.

Investime do të ketë edhe në përmirësimin e rrjetit të veturave, asistencës së vozitësit dhe në zgjerimin e fabrikave të Audi-së në botë.

Më shumë se gjysma e investimeve do të realizohen në modelet e reja që do të prodhohen në fabrikat Ingolstad dhe Neckarsum.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here