Vdekja e djalit të Avenir Pekës në aksident, në pranga 4 drejtues të punimeve në rrugë

Kliko per me shume info

aksidentiPolicia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona, të akuzuar si përgjegjës për aksidentin e së hënës në rrugën “Komuna e Parisit” ku dy makina u përplasën e për pasojë vdiq një fëmijë 11 vjec dhe u plagosën 3 persona të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se të arrestuarit janë përfaqësues të kompanive të ndërtimit që ishin përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Kliko per me shume info

Kështu janë arrestuar, Ylber Koci specialist i kompanisë së ndërtimit “Triss”,

Ismail Ahmeti, administrator i “Triss”, Gëzim Bimbi, administrator dhe drejtues teknik pranë kompanisë si dhe Shpëtim Emiri, drejtues teknik I punimeve.

Arrestimi I këtyre personave erdhi pas hetimit që konstatoi mungesën e sinjalistikës si një nga shkaqet e aksidentit tragjik.

Mbrëmjen e 29 dhjetorit, nga përplasja mes dy automjeteve mbeti i vdekur djali I ish zvministrit të Brendshëm Avenir Peka, Rubin Peka dhe u plagos nëna e tij si dhe vëllai më i vogël, të cilët udhëtonin me makinën që drejtonte nëna e tyre.

 

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here