Afganistan, kontigjenti francez i jep fund misionit ushtarak

Kliko per me shume info

obama-afganistanKontigjenti i fundit i ushtarëve francezë në Afganistan i dha fund sot misionit pas 13 viteve të pranisë franceze në këtë vend të përballur me kryengritjen talebane.

Gjatë një ceremonie në Kabul, misioni ”Pamir” i forcave franceze, që numëronte edhe 150 ushtarë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit i dorëzoi misionin forcave turke në një kohë ku trupat luftarakë të NATO-s (ISAF) i kanë dhënë fund misionit të tyre në vend.

Kliko per me shume info

Largimi i këtyre ushtarëve do të shënojë fundin e 13 viteve të pranisë franceze në Afganistan pranë Forcës Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) nën drejtimin e NATO-s, që përfundon këtë muaj.

”Angazhimi i trupave francezë konsistonte në trajnimin e ushtrisë afgane. Kemi kontribuar në trajnimin e 21 000 oficerëve, nën-oficerëve dhe specialistëve”, theksoi zpdhënësi i ushtrisë franceze, koloneli, Gilles Jaron duke nënvizuar se ushtria afgane numëron 350 000 trupa kundër 12 000 në vitin 2002.

Rreth 70 000 ushtarë francezë kanë shërbyer në Afganistan që prej vitit 2001. 89 kanë humbur jetën dhe 700 janë plagosur.

Misioni luftarak i NATO-s në Afganistan merr fund në dhjetor 2014. Në 2015, rreth 12 500 ushtarë të huaj do të jenë të pranishëm në tokën afgane në kuadër të operacionit ”Mbështetje e vendosur”, një mision për trajnimin dhe asistencën për forcat e sigurisë afgane

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here