Ministria e Arsimit, 1 milion dollarë për shkollat e Beratit

Ministria-e-ArsimitMinistria e Arsimit ka akorduar një fond prej 1 milion dollarësh për shkollat e rrethit të Beratit, çfarë i ka hapur rrugën nisjes së punës për rikonstruksionin e 5 objekteve dhe pajisjen e disa shkollave të tjera me palestra sportive.

Në sajë të këtij investimi, ka nisur puna për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe shkollës të mesme të përgjithshme “Kristaq Capo” në qytetin e Beratit; shkollës së mesme në Urë-Vajgurore dhe një shkolle 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz. Ndërkohë që dy shkolla 9-vjeçare në Berat do të pajisen me ambientet sportive të munguara. Kreu i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Berat, Selman Hodaj, bënë me dije se ky është investimi më i madh që është dhënë ndonjëherë nga qeveria për këtë rreth në fushën e arsimit. Hodaj ka pohuar se puna ka filluar dhe po ecën me ritme të mira.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kukes-morine

Koncesioni për mirëmbajtjen e Durrës-Kukës, afati për kompanitë deri në 9 maj

Kompanitë që do të shprehin interes për të marrë me koncesion ndërtimin ...